Ky projekt synon rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve automatike të monitorimit të digave për një periudhë trevjeçare, duke përfshirë zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara dhe garantimin e disponueshmërisë së pjesëve të këmbimit.
Projekti përfshin furnizimin, instalimin dhe kalibrimin e sensorëve të rinj, konfigurimin e datalogger-ëve, si dhe instalimin e kompjuterëve të rinj me programet e menaxhimit. Gjithashtu, në serverët ekzistues të KESH në Tiranë do të instalohet një platformë qendrore softuerike për centralizimin, vizualizimin dhe analizimin e të dhënave të monitorimit nga të gjitha digat.