Kontribut me Ekspertizë për të Ardhmen Digjitale të Shqipërisë

Në kuadër të nismës kombëtare "Shqipëria 2030 – Teknologjia si Shtyllë e Integrimit në Bashkimin Evropian", Qeveria Shqiptare organizoi një aktivitet të nivelit të lartë në Berat, duke bërë bashkë Kryeministrin, ministrat e kabinetit qeveritar, drejtues të sektorit privat dhe përfaqësues të diasporës.

Diskutimet u përqendruan në shtyllat kryesore që do të formësojnë të ardhmen digjitale të vendit, duke përfshirë:

  • Kapitali njerëzor dhe përshtatja e aftësive me kërkesat e tregut të punës
  • Transformimi digjital dhe qeverisja elektronike (e-Government)
  • Rritja e konkurrueshmërisë së sektorëve strategjikë
  • Financimi i inovacionit dhe zhvillimi i eksporteve "Made in Albania"

iSEC mori pjesë jo vetëm si pjesëmarrëse, por edhe si kontribuuese aktive në sesionet teknike. Përfaqësuesit tanë ndanë eksperiencën, ekspertizën dhe propozime konkrete për modernizimin e infrastrukturës, avancimin e shërbimeve digjitale dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të Shqipërisë.

Përmes pjesëmarrjes së saj, iSEC rikonfirmoi angazhimin për të mbështetur vizionin afatgjatë të Shqipërisë për t'u shndërruar në një ekonomi të fuqizuar nga transformimi digjital dhe në një partner më të fortë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

15 Maj
0

iSEC në Panairin e Karrierës në Universitetin Epoka

iSEC sh.p.k. mori pjesë me krenari në Panairin e Karrierës të organizuar në Universitetin Epoka, në kuadër të...
Lexo më shumë
by